Erik Ten Hag: Jemi afër katërshes së parë

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, ka thënë se skuadra e tij është afër katërshes së parë.
“Djajtë e Kuq” në pesë ndeshjet e fundit kanë fituar më shumë pikë se çdo skuadër tjetër e Premierligës.

United pas fitores ndaj Lutonit, është pesë pikë larg pozitës së katërt e cila çon në Ligën e Kampionëve.

“Edhe pas të gjitha pengesave me të cilat u përballëm, ne jemi ende në një pozicion afër katërshes së parë. Edhe skuadrat e tjera do të kenë pengesa dhe gjithashtu do të humbasin pikë. Tani, ne kemi fituar katër ndeshjet tona të fundit nga pesë në Premier Ligë, që është pozitive”, ka thënë Ten Hag.

“Ne jemi në fakt në një pozitë mjaft të mirë, nëse shikoni të gjitha problemet që kemi pasur. Por mund t’ia bëjmë më të lehtë vetes jetën duke shënuar më shumë”, ka theksuar strategu holandez.