Erdogani do t’i kërkojë Putinit armëpushim në Ukrainë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nesër do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai bëri të ditur, duke shtuar se do t’i kërkojë kreut të Kremlinit “një armëpushim të qëndrueshëm dhe më pas paqe” në Ukrainë.

Erdogan foli në Ankara pas një takimi të kabinetit të qeverisë turke.