Erdogan: Turqia do të dërgojë ushtri në Libi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdigan deklaroi se Turqia do të parashtrojë propozim-ligj për dërgimin e ushtarëve në Libi menjëherë pas vazhdimit të punës së Parlamentit si përgjigje të ftesës të vendit, shkruan gazeta “Sabah”.

Erdogani deklaroi se mandati ushtarak për dërgimin e ushtrisë në Libi do të jetë në rend dite në Parlament më 8 dhe 9 janar.

Ai i kritikoi vendet që e kanë mbështetur liderin ushtarak libian lindor Kalifa Haftar, e jo Fajez al Sarajin.

“Ata e mbështesin luftëtarin, por ne e mbështesim qeverinë legjitime dhe e pranojmë ftesën e tyre të dërgojmë ushtri. Kjo është diçka që na bën të ndryshëm”, tha Erdogani.

Ai e përsëriti vendosmërinë e Turqisë që ta sigurojë ndihmën e nevojshme të administratës në Tripoli, për të cilën pohon se lufton kundër “komandantit Haftar”, të mbështetur nga palë të ndryshme evropiane dhe arabe”.

Erdogani gjithashtu i bëri thirrje Evropës të ndërmarrë aktivitete për krizën humanitare në provincën siriane Idlib.