Erdoğan nderon yllin e basketbollit Kobe Bryant

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, publikoi një mesazh për nder legjendës së basketbollit Kobe Bryant i cili dje ndërroi jetë në një aksident me helikopter, duke shprehur po ashtu ngushëllime për të afërmit.
Në një postim në rrjetin social Twitter Erdoğan tha se Kobe Bryant ishte frymëzues për shumë sportistë.

“Jam shumë i pikëlluar nga humbja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant që frymëzoi sportistë të panumërt dhe i njohu njerëzit në mbarë botën me gëzimin e basketbollit. Si tifoz i basketbollit dhe President i Turqisë, dëshiroj të ofroj ngushëllimet e mia më të thella për familjen e tij dhe të dashurit”, ka shkruar Erdoğan në mesazhin e tij në gjuhën angleze.

Ish-ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin mes nëntë personave që humbën jetën në aksidentin me helikopter dielën në afërsi të Los Angeles.

Helikopteri u rrëzua në kushte atmosferike me mjegull dhe më pas u përfshi nga zjarri.