Erdogan: 20 milionë njerëz u prekën nga tërmeti, 8000 njerëz u shpëtuan nga rrënojat

Duke iu drejtuar Samitit të Qeverisë Botërore në Emiratet e Bashkuara Arabe në një video-mesazh, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se pothuajse 20 milionë njerëz u prekën nga tërmetet dhe më shumë se 8 mijë u shpëtuan nga rrënojat, shkruan DailySabah.

Erdogani ka thënë se Turqia u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën e tyre në përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës pas tërmeteve të fuqishme.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe vëllazërore që mblodhën ndihma për popullin tonë ditë e natë, mbështetën përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe nuk na harruan në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.

Turqia, e cila po përballet me një nga “katastrofat më të mëdha natyrore” jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit, nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”, ka thënë ai.

“Tërmeti tregoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar”, ka theksuar Erdogan, ndërsa Turqia mori mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimesh nga më shumë se 100 vende, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila po pret samitin.

“Tërmetet në 10 provincat tona që mbulojnë një sipërfaqe prej 500 kilometrash katrorë prekën fatkeqësisht 13.5 milionë jetë dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha. Rreth 20 milionë njerëz u prekën nga fatkeqësitë nëse shtoni krahinat e afërta ku u ndjenë lëkundjet e tokës. Shkencëtarët thonë se energjia e prodhuar nga tërmetet është e barabartë me ndikimin e 500 bombave atomike. Me largimin e rrënojave, për fat të keq, humbjet tona po rriten”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se më shumë se 81 mijë njerëz të lënduar nga tërmetet janë liruar nga spitalet pasi trajtimit.

Nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar vdiqën më shumë se 41 mijë persona.