Erdhën nga Shqipëria për t’u kënaqur por u rrahën keq nga disa kosovarë

Një vepër penale “lëndim i lehtë trupor”, ka ndodhur në Prizren në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të së dielës, janë sulmuar në Prizren katër shtetas të Shqipërisë.

Sipas njoftimit disa persona të panjohur në një restorant ku ishin katër shtetasit e Shqipërisë, të cilët kishin për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren, kishin sulmuar ata, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dy femra dhe dy meshkuj dhe se të gjithë kishin pësuar lëndime trupore dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet.