Fabrizi: BE inkurajon krijimin e Qeverisë në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi ka bërë thirrje për formimin e një qeverie në Prishtinë.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se Bashkimi Evropian po inkurajon Q dhe vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE Kosovës dhe Serbisë.

“Unioni do të vazhdojë të udhëheqë këtë proces, të krijuar nga Kombet e Bashkuara dhe të mbështetur nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së e ka sqaruar se kjo është një përparësi dhe tashmë ka njoftuar një udhëtim të fundit në Prishtinë dhe Beograd. Dhe po, taksa duhet të hiqet ”, tha ai për “Blic”, transmeton lajmi.net.

Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ai shtoi se BE “mbështetë të gjithë akterët ta kthejnë debatin politik aty ku e ka vendin, në Kuvend”.

“Pjesëmarrja e partive në zgjedhje është parakush që u jep qytetarëve të drejtën legjitime për shfaqjen e vullnetit të tyre. Nuk do të ishte e saktë të themi se BE nuk kërkon kushte më të mira zgjedhore”, u shpreh ai.