Arun Chaudhary është përkrahës i liderëve të së majtës ekstreme, pasi ka marrë pjesë në fushatën e Bernie Sanders më 2016 dhe të Jeremy Corbyn të 2019.
Të dy këta njihen si socialistë të skajshëm, për qëndrimet e ekstremit të majtë. Në rastin e Kosovës, ekstremi i majtë ka mbajtur qëndrim negativ për Kosovën, duke filluar që nga kundërshtimi i fushatës së NATO-s për çlirimin e Kosovën.
Chaudhary mbetet i lidhur me Lëvizjen e Vetëvendosjes. Ai ishte konsulent i saj edhe në zgjedhjet e fundit dhe madje po merr pjesë aktive edhe në debatet në mediat sociale.
Në Twitter në një pyetje të një përdoruesi se a duhet të ketë zgjedhje të reja, Chaudhary nxiton të përgjigjet se “nëse do të ketë, ne do të fitojmë”.
A po preferon Lëvizja Vetëvendosje zgjedhje të reja apo vetëm po provon të shantazhojë LDK-në, duke u paraqitur e bindur se do të kalojë më mirë në zgjedhje.
Lëvizja Vetëvendosje duket se është më e interesuar për pushtetin se sa për shtetin dhe ka zhgënjyer edhe votuesit e saj me vonesën e themelimit të institucioneve të shtetit. Prandaj, nuk mund të llogarisë se do të marrë votat e njëjta. Për më tepër, partitë e tjera nuk do të lejojnë abuzim me votën e diasporës sikur herën e fundit. Vota e diasporës ka qenë ajo që e ka bërë diferencën në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera.
Por, kjo shtron edhe pyetjen më fondamentale, se çfarë ideologjie promovon Lëvizja Vetëvendosje dhe çfarë aleanca ndërkombëtare ka lidh ajo. Nga këto aleanca ndërkombëtare ka dalë liria dhe pavarësia e Kosovës dhe aleancat e gabuara mund të cenojnë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës.