Era Istrefi po rikthehet me një bashkëpunim

Artistja e njohur ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Era Istrefi është duke përgatitur një këngë të re bashkë me artistin shqiptar i cili jeton dhe vepron në Greqi, Claydee.

Ai postoi një imazh nga studio bashkë me këngëtaren duke shkruar se diçka e po vjen mes dyshes.

“Ne po përgatisim diçka të veçantë për ju njerëz. Mbani mend këtë ditë”, shkroi ai.

Ndryshe, Era Istrefi pas një kohe të gjatë do e publikojë këtë bashkëpunim.