Era Istrefi konfirmon pjesëmarrjen e saj në festivalin shqiptar “We Love Albania”

Njëri nga festivalet më me nam në shqiptari është edhe “We Love Albania”.

Në këtë festival do të marrin pjesë shumë artistë të famshëm shqiptar, shkruan lajmi.net.

Pjesë e këtyre artistëve është edhe këngëtarja që ka prekur suksese të mëdha dhe që së fundi është rikthyer në muzikë, Era Istrefi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.

Ajo në llogarinë e saj në ‘Instastory’ ka publikuar një imazh duke treguar që me datë 18 të këtij muaji (qershor) do të performoj duke filluar nga ora 19:00.

Të gjithë fansat e saj të bëhen gati për të kaluar një natë të paharrueshme me hitet e saj të mëdha./Lajmi.net/