Era Istrefi bën ndryshimin drastik në pamje

Era Istrefi ka bërë ndryshimin e madh në pamje.

Era Istrefi ka vendosur që në këto ditë pandemie të bëjë një ndryshim drastik në pamje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga të qenit bjonde, ndryshoi pamjen tërësisht duke ngjyrosur flokët me ngjyrë portokalli.

Ajo publikoi disa imazhe në rrjetin “Snapchat”, ku u shfaq me pamje krejtësisht ndryshe, madje edhe bluzën e kishte veshur me atë ngjyrë.

Kujtojmë se “No Maybes” titullohet kënga e fundit e Era Istrefit, ndërsa ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja.