Era e keqe e një palo ligji!

Medai Shaholli

pritet që parlamenti i MV, të miratojë ligjin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator me të cilin si duket kukuvajkat shqiptarë (deputetët e koalicionit qeverisës) do t’i japin dritë të gjelbër këtij palo ligji që fsheh të vërtetën për shqiptarët.

Kjo është loja e teatrit popullor që e mban emrin parlament ku është vënë në skenë një pjesë nga dramat e tyre kundër shqiptarëve nga regjisorët e njohur tashmë si sllavo-maqedonët Zajko dhe Micko.
Aktorët që lozin dramën tonë janë nga të dya palët si nga blloku sllavo-maqedon ashtu edhe nga i shqiptar i shpirtrave të shitur.
Moderatori dhe prezentatori i kësaj shfaqe të shëmtuar është integristi më i besuar i tyre Artan Grubi.

Kjo dramë si të gjitha dramat antishqiptare fatkeqësisht luhet edhe me aktorë shqiptarë që tregon hapur servilizmin dhe dezertimin e partiçkave shqiptare kundër interesave kombëtare siç është fshehja e numërit të vërtetë të shqiptarëve në trojet e Ilirisë së lashtë.
Zotërinj deputet dhe ministra shqiptarë nga gjaku dhe jo nga zemra, numërin e vërtetë të shqiptarëve në Iliridë nuk mund ta mbani fshehur për gjatë kohë, ndaj mos e votoni këtë palo ligj se e vërteta për ‘përqindjen’ tonë të vërtetë do të dalë në sipërfaqe një ditë bashkë me turpin e tradhtisë suaj kombëtare.
Shqiptarët pavarsisht pengesave dhe barrikadave që u vihen në rrugën e gjatë të kombit, do ia dalim së bashku sepse jemi me të vërtetën!