Ai bëri të ditur se gjatë ditës së nesër do të vazhdojë të dhurojë para në vlerë 5 mijë deri 10 mijë euro në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“A keni pushua vllezêr e motra?
Ne i dhuruam 3000€ pêr familjet e Grupit Patriotik Kumanova , të cilët janë në burgjet e Maqedonisë!
Nesër , vazhdoj të dhuroj para në vlerë nga: 5000-deri në 10.000 € për vllezerit tanë të cilët na ndihmuan në të gjitha lufterat tona për Liri!
Fjala është për, PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOVC, ku unë jam i pajtimit që ta mbushim fondin e asaj ane me miliona euro , sepse pikrisht në kohë Pandemie ata asgjë nuk kanë marrë dhe janë harruar krejt nga politika, ku atyre ju duhet ti permendin vetëm në kohën e zgjedhjeve!
Populli dhe gjaku juaj shqiptarë është me ju në çdo rrethanë!
Me dashuri dhe miresi për kombin tonë
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.
Për ndryshe, Labi së fundi kadhënë një intervistë për lajmi.net, ku foli për aksionet humanitare dhe mundësinë e kandidimit për kryetar të Ferizajt.