Epidemia Dengue, gjendje emergjence në Peru

Peru shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore si pasojë e shpërthimit të epidemisë së Dengue. Momentalisht numërohen rreth 25 mijë të prekur duke përllogaritur që 83% e territorit të vendit është prekur. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë të bëra publike rastet janë rritur 100% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa viktima në këtë valë infektimesh numërohen 32, kundër 18 në 2023.

Vendimi për shpalljen e emergjencës u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe e drejtuar nga presidentja Dina Boluarte. Epidemia është përhapur edhe në Argjentinë e Brazil, ku autoritetet kanë marrë masa tashmë të ngjashme.

Dengue shkaktohet nga një virus që transmetohet nga mushkonjat dhe simptomat kryesore janë temperaturë e lartë, dhimbje muskulare dhe të artikulacioneve, dhe shpërthime në lëkurë. Në format më të rënda mund të shkaktojë edhe hemorragji të brendshme duke shkaktuar edhe vdekjen e pacientit.