Ahtisaari po shërohet nga koronavirusi

Ish-presidenti finlandez dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Martti Ahtisaari (83) po shërohet nga sëmundja tre javore Covid-19.

“Presidenti Martti Ahtisaari dhe gruaja e tij, Iva Ahtisaari, ishin koronavirus negativ në provën e fundit dhe vazhdojnë të shërohen nga sëmundja,” thuhet në një deklaratë zyrtare
Sipas të dhënave më të fundit, 3064 raste të koronavirusit dhe 59 të vdekur janë konfirmuar në Finlandë.