“Granit Xhaka është futbollisti më i mirë në historinë e Zvicrës. Një shqiptar i helvetizuar, që në çdo betejë futet i pamëshirshëm dhe i etur për sukses. Nuk kursen asgjë për kombëtaren e Zvicrës.
Një pakicë e zhurmshme publicistësh zviceranë e sulmon vazhdimisht, sepse u pengon «mentaliteti» i tij kryengritës. Ende e urrejnë pse bëri shqiponjën kur (bashkë me Xherdan Shaqirin) e mposhti Serbinë në Rusi (Kaliningrad). Ende vazhdojnë të recitojnë propagandën e mediave bulevardeske serbe.
Nuk është rastësi që ata publicistë zviceranë që e sulmojnë Xhakën janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të Putinit, Vuçiqit dhe kundërshtarët më agresivë të pavarësisë së Kosovës”.
*Status fejsbuku i publicitit dhe analistit z.Enver Rrobelli



