Enver Hoxha, Ahmed Jasini dhe Ali Ahmeti!

Shkruan: Naser Pajaziti
“Të na rrojë partia dhe Xhaxhi Enver!”, “Enver Hoxha tungjatjeta”… Kjo ishte fryma e frikërespektit e thuajse çdo shqiptari në Shqipërinë komuniste, kur adhurimi për Enver Hoxhën ishte hyjnor dhe shpirtëror.
Por, kulminacioni i adhurimit ishte tek argatët e nënës parti, nga kryekoperativisti i koperativës, e deri tek ajka e majave të pushtetit të egër nëpër zyrat e Tiranës. Kjo kastë e fundit ishte më ekstremja, që ishte në gjendje të bënte veprime më çnjerëzore në shërbim dhe adhurim të prijësit të tyre.
***
Ahmed Jasin ishte një lider shpirtëror i Vëllazërisë Muslimane dhe grupit ushtarak Hammas, dhe ai përkundër gjendjes së tij të rëndë shëndetësore në moshën e tij të thyer, nxirrej rrugëve të Gazës me karrocë, për të shërbyer si frymëzim dhe për ti dhënë shpirt lëvizjes së tij kundër Izraelit.
Përpos kësaj, Jasin në kontekstin politik shpesh përdorej nga kasta politike e Hamasit si kartë për të fituar popullin dhe për të fuqizuar ndikimin e tyre politik, ashtu duke e mbajtur dhe tërhequr me karroce nëpër rrugët e Gazës.
Ky veprim shpesh u pa dhe u komentua nga oponenca e tij dhe qarqe fetare e politike, si abuzim i vizionit dhe misionit të tij si lider shpirtëror palestinez.
***
Në kontekst të këtyre dy figurave të lartëpërmendura historike, në ditët e sodit po shohim një kastë politike në pushtet që një lider partie e ka shëndërruar thuajse në hyjni dhe adhurim.
Pra adhurimi pas figurës së Ali Ahmetit, nga mëngjesi e deri në darkë nuk hiqet nga goja apo muret e faqeve të grupeve të interesit.
Gjithë ky adhurim i tepëruar nxjerrë lakuriq gjithë ata që jetëgjatësinë dhe fatin e tyre po e shpërfaqin me jetëgatësinë e liderit të tyre politik.
Simbolika e kësaj dobësie njerëzore flet shumë. Por, le ta gëzojnë bashkë me këtë popull edhe për shumë mote!