Enrique kërkon nga tifozët e Barcelonës t’i besojnë Xavit, pavarësisht fillimit të çuditshëm

Xavi shijoi dy fitore në fillim në La Liga, por pastaj të gjithë gjërat ndryshuan shpejtë. Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa janë mposhtur nga Real Betis dhe pastaj barazuar me Osasunan, shkruan lajmi.net.

Por, Enrique ka besim të plotë që Xavi do arrijë të rikthejë situatën në favor, andaj ka kërkuar nga tifozët të vazhdojnë ta mbështesin.

“Duhet të vazhdosh të besosh që Xavi është personi i duhur. Kam parë përmirësim te Barcelona, edhe pse nuk është çfarë katalunasit duan, sepse duhet kohë”.

“Duhet t’i japësh besimin. Fillimi është të rikthejnë besimin, nuk është si të pishë një ilaç dhe pastaj gjithçka shkon mirë”.

Barcelona momentalisht renditët në pozitën e tetë në tabelë, 18 pikë prapa rivalit të përbetuar, Real Madrid.