Deri në fund të shtatorit, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës dhe kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i energjisë në Kinë qëndruan në vendin e parë të botës përkatësisht , duke zënë mbi gjysmën e tregut global. Sot kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike i Kinës zë afro gjysmën e vëllimit të përgjithshëm global, mbi gjysma e makinave me energji të re në shkallë globale po qarkullojnë në Kinë dhe 1/4 e sipërfaqes së tokës së gjelbër të shtuar në mbarë botën është në Kinë .
Nëpërmjet këtyre të dhënave statistikore e kuptojmë me lehtësi përse kontributi i Kinës ka tërhequr vëmendjen e palëve të ndryshme që marrin pjesë në Konferencën e 28-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimin Klimatik (COP28), që është duke u zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Organizata Meteorologjike Botërore mbajti një raport në ceremoninë e hapjes të COP28-s, ku deklaroi se 2023-shi është viti më i nxehtë i regjistruar në historinë e njerëzimit.
Në sfondin e sfidave serioze, COP28 dëshiron t’i nxitë të gjithë të kryejnë veprime më efektive për të ulur përdorimin e energjisë fosile dhe lëshimin e gazit serrë.
Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina ka luajtur një rol kyç në nxitjen e arritjes dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Parisit dhe ka bërë përpjekje për të arritur objektivat e vet afatgjatë. Kina i ka kthyer masat e përballimit të ndryshimit të klimës në një strategji kombëtare. Deri në vitin 2022, vëllimi i dioksidit të karbonit të lëshuar në Kinë u ul me 51 % në krahasim me vitin 2005 dhe konsumi i energjisë jofosile zë tashmë 17.5 % të konsumit të përgjithshëm të energjisë. Në 10 vjetët e fundit, Kina realizoi një rritje ekonomike mesatare prej 6.2 % në vit, duke mbajtur një rritje vjetore të konsumit të energjisë mesatare prej vetëm 3 %
Në të njëjtën kohë, Kina ka nxitur aktivisht qeverisjen globale të klimës, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë ndaj vendeve në zhvillim nëpërmjet bashkëpunimit Jug-Jug. Deri në fund të qershorit të këtij viti, Kina nënshkroi 46 marrëveshje bashkëpunimi për sa i përket problemit të ndryshimit të klimës me 39 vende në zhvillim nëpërmjet bashkëpunimit Jug-Jug shkruan CMG.
Në fakt, Kina është një vend në zhvillim, me popullsi të madhe, burime energjetike relativisht të pakta, që përballon shumë vështirësi dhe sfida në procesin e transformimit të gjelbër dhe inovacionit. Kina ka kaluar nëpër procesin e industrializimit në vetëm disa dhjetëra vjet, ndërsa vendeve të zhvilluara u janë dashur shekuj. Kina do të arrijë uljen më të madhe të intensitetit të lëshimit të karbonit në botë dhe do të realizojë brenda kohës më të shkurtër në histori objektivin e kalimit nga kulmi i lëshimit të karbonit në asnjanësimin e karbonit. Këto detyra kanë vështirësi të jashtëzakonshme dhe kanë nevojë për përpjekje të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimeve të fundit, në katër ditët e para pas hapjes së COP28-s, janë premtuar mbi 57 miliardë dollarë investime për programin klimatik nga qeveritë, ndërmarrjet dhe investitorët e vendeve të ndryshme.