Endrick ka mbërritur tashmë në Madrid

Sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick është tashmë në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Nënshkrimi i ri nga Real Madrid, i cili do të jetë pjesë e skuadrës nga muaji korrik, kur të mbushë 18 vjeç, zbarkoi në terminalin 2 të Barajas rreth orës tre pasdite në një fluturim nga Bostoni që ndaloi në Lisbonë.

17-vjeçari pozoi me kopertinën e gazetës MARCA përpara se të hipte në një taksi për në Real Madrid City.

 

Futbollisti brazilian, i cili sapo ka fituar Brasileiraon e tij të dytë me Palmeiras, ka përfituar nga pushimet e tij për të ardhur në kryeqytetin spanjoll që të takohet me të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe ambientet e klubit të bardhë.

Përveç kësaj, sulmuesi i talentuar do ta ndjek ndeshjen e radhës të Real Madridit kundër Villarrealit, e cila do të luhet në Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas.

Më pas ai do të kthehet në Brazil për të vazhduar pushimet e tij të merituara dhe ai nuk do të kthehet në stërvitje deri në mes të janarit kur fillon kampionati Paulista.

 

I veshur me një xhaketë na marka e njohur Dolce Gabbana, ylli i ri brazilian mbërriti i shoqëruar nga nëna e tij, pasi pjesa tjetër e familjes së tij dhe përfaqësuesi i tij do të mbërrijnë me një fluturim tjetër nga Sao Paulo.

Ata do të shijojnë ditët e tij të para në Madrid me një agjendë të ngushtë këtë fundjavë me programin që klubi mbretëror ka hartuar për të. /Telegrafi/