”Ëndërr e një nate vere”!

(”Çdo gjë e ka një fillim dhe çdo gjë fillon me një ëndërr”!
Ali Ahmeti qershor 2020)

Dje kreu i DUI-t Ali Ahmeti përmes një video mesazhi e nisi shpalosjen e synimit të partisë së tij për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Duke rënditur ”sukseset” e DUI-t në këto 18 vite ai tha se pas ”arritjeve” të mëdha të shqiptarëve në saj të këmbënguljes së integristëve për më shumë të drejta edhe përkundër zgjedhjes së kryeparlamentarit shqiptar në krye të parlamentit të ”dërzhavës” MV, kjo nuk mjafton por sot ne na duhet kryeministri shqiptar.

Dhe kështu ëndërrimtari Ali vazhdon të shikoj ”ëndrra me sy hapur”, kur dihet se ëndrrat nuk janë realitete por vetëm dëshira që shuhen pas disa çasteve kënaqsie të një gjumi të rahatshëm.

Përse dhe në këmbim të çfarë malli do t’ia jepnin shqiptarëve postin e kryeministrit partia e kampit sllavo-maqedon që do fitonte zgjedhjet?!
Në asnjë mënyrë nuk vjen në shprehje posti i kryeministrit për një shqiptar, jo se nuk është e mundur si teori por, përballë një kampi të mbushur me urretje dhe paragjykime ndaj shqiptarëve ata nuk janë të gatshëm për një propozim të tillë.

Ka shumë mundësi që të bindet edhe kampi tjetër që kryeministri mund të jetë një shqiptar, por me kushtin që ky të jetë një ”Rrahman Morinë” që do t’i shërbej politikës pansllaviste ndaj shqiptarëve njëlloj si kryeministrat e mëparshëm të paktën në këto tre dekada të pluralizmit dhe demonkracisë në MV.

Ndaj, ëndrrat e një nate vere janë ”pasage” i shkurtër i dëshirave në gjumin e rahatshëm të zotëri Ali Ahmetit dhe nuk përbëjnë zgjidhje reale për të ardhmen e shqiptarëve.
Shqiptarët sot kanë shumë detyra për të realizuar dhe t’i lënë mënjanë ”ëndrrat me mbret”, por të kërkojnë barazinë e plotë me sllavo-maqedonët, duke u nisur nga barazia ligjore dhe ndryshimi i kushtetutës, që për faj të partive politike shqiptare që votuan ndryshimet e saj ku shqiptarët ngelën popull nomad pa emër, pa identitet dhe pa gjuhë në ligjin themeltar të shtetit siç është kushtetuta.

Le t’i kthehemi realitetit dhe të shohim cila parti do të angazhohet për barazi të plotë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.
Rruga jonë është e gjatë ashtu si ëndrrat e gjithë shqiptarëve por ndryshe nga ato të Aliut që i sheh me sy hapur.

Medai Shaholli