Presidenti Thaçi: Pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën e qytetarëve të Kosovës s’do lëvizte as bota

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vendosur lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti ndërsa bëri homazhe me rastin e ditës së Çlirimit të Prishtinës.

”Këto ditë shënojmë ditët e lirisë së Kosovës”.

”Sot me nderime jemi tek shtatorja e heroit të popullit Zahir Pajaziti, prej komandantëve të parë të UÇK-së”.

Në adresimin e tij ai ka thënë se këto nderime përçojnë mesazh respekti shtetëror tek të gjithë heronjtë e kombit dhe ata që sakrifikuan në secilën formë gjatë kohës së luftës, njofton Klan Kosova.

”Përmes këtij nderimi, dërgojmë mesazhin e respektit shtetëror, tek të gjithë heronjtë e kombit, dëshmorët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, nderojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit që me pushkë në dorë apo në një formë tjetër rezistencë civile, kontribuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës”.

”Janë këto ditë heroike, historike të rëndësishme. Pa luftën e UÇK-së, sakrificën e qytetarëve të Kosovës nuk do të lëvizte as bota”.

Më tej shefi i shtetit përmendi që sakrifica e madhe në kauzat demokratike, bëri që krah Kosovës të jenë aleatët siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashimi Europian.

”Rezistenca jonë e drejtë, dhe sakrifica jonë e madhe që u tregua në fushëbeteja dhe kauza demokratike bëri që të kemi krah nesh edhe aletatët tanë SHBA-të dhe BE-në”.

”Ishte një sukses i përbashkët, i papërsëritshëm deri më tani dhe mund të them lirisht që Kosova është e bekuar që kishte në krah SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, por mbi të gjitha ishte e bekuar sepse kishte një unitet të pathyeshëm të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar”.

”Nderime dhe respekt të gjithë të rënëve për liri dhe kujtojmë të gjithë ata njerëz që sakrifikuan për vendin”.

”Tani na mbetet që të punojmë për etapën e tretë, pas lirisë e pavarësisë atë të integrimit të Kosovës në NATO dhe BE dhe kultivimin e raporteve speciale me SHBA-të”.

”Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta ndalojë apo frenojë pavarësisht pengesave që mund të paraqiten në rrugëtimin zhvillimor apo euroatlantik”.