“Ende s’jam martuar”, Ledri Vula flirton me fansen në koncert

Reperi shqiptar, Ledri Vula është aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Bisedat e tij me fanset nga koncertet janë duke u bërë virale në rrjete sociale së fundmi, shkruan lajmi.net.

Krijuesi i shumë hiteve së fundmi mori pjesë në një koncert në trojet shqiptare ku gjatë performancës një fanse iu drejtua me fjalët “ta ha zemrën”.

Pas kësaj nuk mungoi reagimi i Vulës i cili përsëriti fjalën e saj, e pjesëmarrësit e tjerë filluan të thoshin se “Nusja më shumë, të fala nuses”.

“Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”, reagoi Ledri pas fjalëve të fansave.