Ende pa u mbajtur nata e dytë gjysmëfinale, Korab Shaqiri i uron Elvanës suksese në ‘Eurovizion’

Në natën e parë gjysmëfinale dje në ‘Pallatin e kongreseve’ 10 artistët prezantuan këngët e tyre garuese për çmimin e ‘Festivalit të këngës’.

Ndër paraqitjet që lanë përshtypje tek publiku ishte performanca e Elvana Gjatës me këngën ‘Me tana’ që për shumë kënd është edhe fituesja për këtë edicion.

Kështu mendon edhe Korab Shaqiri i cili me anë të një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, kishte shkruar se kjo është hera e dytë për të që ka shpresë për një pozitë të mirë në ‘Eurovizion’ pas suksesit që kishte Rrona Nishliun.