Ende i hapur konkursi i “BondSteel” për vend pune, rroga 1907 euro në muaj

Vazhdon të jetë i hapur konkursi i punës në Kampin Bondsteel, të cilët po kërkojnë specialist administrativ, me pagë mujore në vlerë 1 mijë e 907 euro.

Siç tregohen në publikimin e konkursit, kushtet për aplikuesit për këtë pozitë janë që të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, dhe formim profesional për administratë, financa ose kontabilitet.

Po ashtu duhet të kenë përvojë pune minimum 2 vjeçare në këtë drejtim, mundësisht në organizata, thuhet në kriteret e konkursit.

Duhet të kenë njohuri pune, aftësi për të punuar në grup, njohuri të mira në gjuhën shqipe dhe angleze, të kenë njohuri të gjuhës serbe, thuhet në konkurs.

Konkursi është i hapur deri më 17 nëntor.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, që është nën komandën e KFOR-it, dhe është e vendosur në Ferizaj.

Ky është linku ku mund të aplikoni në konkurs, nëse i plotësoni kushtet.