“Ende bisedojmë me BDI-në”, thotë Sela dhe tregon dy opsionet që janë në lojë për ASH-në

“Jemi duke negociuar dhe natyrisht se rezultati i këtyre negociatave vjen te unë dhe ne e dorëzojmë te Kuvendi Qendror”.

Ziadin Sela nga ASH-ja, kështu ka bërë të ditur se negociatat me BDI-në për t’u bërë pjesë e Frontit Europian, ende vazhdojnë.

“Nuk jam nga ata njerëz që fshihem… Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha më tej Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet të sillet vendimi.

Paraprakisht Sela tha listat e përbashkëta dhe shkuarja vetë në zgjedhje, janë tema të ezauruar. Ndërkaq tani shtoi se dy opsione janë të mundshme:

“Ose të bashkohemi me ndonjërin bllok ose të mos del ASH-ja fare në zgjedhje”.