Enca paralajmëron një bashkëpunim ndërkombëtar

Enca ka një befasi për fansat e saj.

Këngëtarja Enca Haxhia është në përgatitje të disa projekteve muzikore, por që nuk ka dhënë shumë detaje rreth tyre, shkruan lajmi.net.

Fansat e këngëtares ishin kureshtar të dinin se çfarë presin nga artistja deri në fund të këtij viti, ngase muajt e fundit ka qenë më e ‘heshtur’.

“A do ta dëgjojmë ndonjë bashkëpunim ndërkombëtar këtë verë ose gjatë këtij viti?”, e pyet një ndjekës atë.

“Po!!”, u përgjigj shkurt Enca, duke mos treguar më shumë rreth asaj se me kë do ta shohim në bashkëpunim.

Enca Haxhia këto ditë të ngrohta qershori i shfrytëzoi për pushime, kurse pritet që shumë shpejt të rikthehet me projektet e reja.

Fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur ajo këtë herë.