EMV siguron gazin deri në fund të nëntorit për dy termocentrale

Shoqëria Aksionare Eletranata e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka siguruar gaz për termocentralet Lindore dhe Perëndimore deri në fund të muajit nëntor, përcjell Klan Maqedoni.

SHA EMV ka siguruar sasinë e nevojshme të gazit natyror për funksionimin e termocentraleve Lindore dhe Perëndimore për periudhën 16-30 nëntor 2022. Gazin e siguron Makpetrol me çmim 1345 euro për 1000 nm3. Sha EMV do të vazhdojë të bëjë blerje të gazit për periudha më të shkurtra kohore për të përfituar nga përfitimi financiar nga ulja e vazhdueshme e çmimit të gazit në treg. Siç informuam më parë, termocentralet do të vazhdojnë të punojnë me gaz natyror gjatë sezonit të ngrohjes si burimi bazë dhe më miqësor ndaj mjedisit të energjisë për funksionimin e tyre”, njoftojnë nga EMV.

Ndërkohë, më tej në njoftim thuhet se sistemi po përgatitet teknikisht për testimin e përdorimit të një karburanti alternativ, dizelit, si zgjidhje rezervë në rastet kur, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë, gazi do të bëhej i padisponueshëm në treg ose do të arrinte çmime jashtëzakonisht të larta./KlanMacedonia