Emocionet e politikanëve nuk i hynë në punë popullit…

Duam s’duam ta pranojmë ne, politikanët janë ata, të cilët e formësojnë mënyrën e jetesës tonë kolektive… Dhe, sa mbaj mend unë, ne nuk kemi parë dritë të bardhë me sy si popull. Ngaqë gjithmonë kemi jetuar në errësirë, edhe një shkëndijë e vogël diku në hapësirën e largët, na është dukur një botë perplot dritë hyjnore, tamam siç përshkruhet parajsa në diskursin fetar.
E mira jonë është se vazhdimisht kemi qenë në kërkim të dritës, tjetër punë është se politikanët shkëndijën më të vogël brenda errësirës na e kanë shitur për një fushëparajsë drite.
Kërçova ime, tashmë gati për një gjysmë shekulli është zbrazur pothuajse, megjithatë në kohë pandemie, hoxha i fshatit nuk ka ditë që nuk jep lajmin e kobshëm nga minarja e xhamisë për vdekjen e 3-4 personave në ditë. E dhimbshme, por e pashmangshme. Ajri më i ndotur në botë në vendin tonë “të përbashkët”, i cili u tregtua për përfitime politike, asnjë investim në mjekësi për këto 3 dekada në demokraci, perveç në rrokaqiej e hidrocentrale, bastore e kazino politikanësh…
Dhe ja, kur populli po vdes, politikanët janë të parët me shfaqjen e emocioneve e tyre. Populli nuk ka më nevojë për emocione, por për veprime konkrete, që do ta përmirësojnë mirëqenien kolektive. Megjithatë duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se hajduti, sado që të vishet me petkun e esnafit, ai kurrë nuk mund të bëhet esnaf…
Jetmir Ajradini