Emisioni i fundit i Marin Memës: Shqiptarët e asimiluar të Prespës, flasin shqip, deklarohen turq e maqedon! (Video)

Zona e Prespës që i takon sot Maqedonisë së Veriut dikur jetohej masivisht nga shqiptarët.

Por sot situata në komunën e Rëshenjës, në këtë pjesë të Prespës është shumë e ndryshme. Shqiptarët jo vetëm janë tkurrur , por ka një asimilim masiv, një pjesë e tyre deklarohen gjithçka përveçse shqiptare.

Gjurmë Shqiptare e gazetarit Marin Mema sjell një hulumtim të fortë, me fakte e të dhëna që dëshmojnë sesi po shuhen shqiptarët në këtë zonë. Dikur numri i tyre ishte i konsiderueshëm. Po sot cfarë po ndodh me shqiptaret e vjetër të këtushëm?