Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë 13 milionë dollarë ndihmë për Sirinë

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se do të dërgojnë ndihmë humanitare me vlerë 13.6 milionë dollarë në Siri pas tërmeteve të së hënës, raportojnë mediat shtetërore.

Kryeministri Mohammed bin Rashid Al Maktoum “u drejtoi ndihma urgjente humanitare të prekurve në Siri”, tha agjencia zyrtare e lajmeve WAM.