Emina Çunmulaj i feston ditëlindjen vajzës, ndan imazhe nga dita kur e lindi atë

Modelja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në SHBA, Emina Çunmulaj, po i feston ditëlindjen vajzës së saj, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe modelja e njohur ka ndarë disa fotografi ku shihet nga dita kur lindi vajzën e saj.

Në postimin e fundit, ajo solli fotografi së bashku me vajzën e saj nga dita kur e solli atë në jetë.

Lot gëzimi dhe bekimi tha ajo ku shihej duke mbajtur vajzën në krah me lot në sy.

Fotografia tjetër po ashtu ishte e bukur teksa Emina shihej mjaft e emocionuar me ardhjen e vajzës në jetë.

Një ditë që nuk do ta harroj kurrë tha modelja teksa në fotografi u pa edhe bashkëshorti i saj./Lajmi.net/