Loredana ua bën kokën lëmsh ndjekësve, vazhdon me postime për fëmijën e dytë

Reperja e njohur shqiptare vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo jo rrallë herë ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë zyrtare të Instagramit.

Së fundmi ajo ka postuar disa fotografi në Instastory ku shihet të ketë një palë këpucë bebesh në dorë.

Së fundmi, reperja ka publikuar në Instagram disa foto ku ka pozuar me barkun jashtë, i cili fansave u duket pak i fryrë.

Kjo foto nxiti komente nga ndjekësit të cilët dyshojnë se reperja është në një pritje të ëmbël.

Një ndjekëse i ka komentuar një ‘emoji’ një grua shtatëzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo.

Reperja nuk ka ngurruar aspak duke iu përgjigjur: “hm”, teksa u shtoi ndjekësve dhe më shumë dyshimet./Lajmi.net/