“Deri në frymën e fundit do të mundohem të të bëj krenar”, Adelina Thaçi i dedikon fjalët prekëse babait

Ka ndërruar jetë të premten (26 mars) aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima, shkruan lajmi.net.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Vajza e tij e cila është një këngëtare mjaft e dashur për publikun ka postuar sot në rrjete sociale pas disa fjalë të cilat i dedikoi atij.

Ajo i ka dedikuar disa fjalë emocionuese babait të saj në Instagram ku tregoi se është shumë e pikëlluar për humbjen e mikut të saj.

“Baba do të më duhet edhe një jetë për me tregu për ty, fillimisht për vlerat si njeri, mandej si aktor, si humanist. Po besën po ta jap që deri në frymën e fundit do të mundohem të të bëjë krenare. Lavdi oj loçka ime”, shkroi ajo./Lajmi.net/