Emigrantët në Preshevë po shetiten me armë të ftohta, policia serbe po i toleron!?

Në Preshevë, refugjatët (nga Lindja e Mesme) që janë të strehuar në një kamp afër stacionit hekurudhor, kohët e fundit po shihen që shteti i ka “liruar” si shumë dhe qytetarët po i shohin duke bredhur si shumë shpesh nëpër rrugët e qytetit e nëpër kafene, deri këtu mendoj se s’ka asgjë të keqe, mirëpo ka raportime jo zyrtare se po këta refugjatë kanë filluar që të bartin armë të ftohta dhe kanë filluar të vjedhin nëpër disa shtëpi dhe shitore, sidomos afër kampit të tyre. Uroj që policia në Preshevë, që të marrë masa, të hetoj dhe të mbikqyr më afër rastet e tilla e të mos shqetësoj qytetarët shqiptarë. (Fitim Nuhiu)