Bajrami: Pak suksese, shumë viktima nga politikat e BDI-së

Pak suksese shumë viktima nga politikat e BDI-së

Deri sa Artan Grubi e Bujar Osmani me krekosje po lavdërohen me projekte që nuk janë realizuar, shqiptarët po numërojnë fatkeqësitë dhe viktimat që u kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tyre 16 vjeçare.

Dhe nuk dimë prej ku të ja fillojmë. Nga të ja filloni nuk gaboni. Ishin këto 16 vite përplot ngjarje tragjike. Nga Sopoti e deri te Gjorçe Petrovi. Nga Radusha, deri te Lagja e Trimave. Nga Monstra, deri te projekti “Shkupi 2014”. E di që shumë raste kam harruar. Por shqiptarët nuk i harrojnë. Sepse humbëm djemtë më të mirë gjatë këtyre viteve tragjike. E humbëm Harun Aliun me shokë, e humbëm Begun e Mirsadin, Xhafer Zyberin. I humbëm Valon Kabashin, Hysen Rushitin, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti dhe Turgaj Gashi. E humbën Isa Likën, kurse vrasja e tij nuk u ndriçua sot e kësaj dite. Kemi Humbur edhe Komandant Sokolin, i cili po kalbet në burg. Kemi humbur Valin, Malishevën, Demën, Gencin, e Esatin. Janë shumë. Mos ma zini për të madhe që nuk më kujtohen të gjithë.
Vetëm ai që nuk është shqiptarë, sot mund ta ndiej veten fitimtar e krenar. Zoti i marroftë.

Mesud Bajrami