Emërimi i Ten Hag si trajner i Man United, lajm i mirë për Van de Beek

Emërimi i Erik ten Hag në krye të stolit të Manchester United është një lajm i mirë për Donny van de Beek.

Van de Beek luante nën urdhrat e Ten Hag te skuadra e Ajax Amsterdam, kur me paraqitjet e tij e bindi asokohe Unitedin të bënin një lëvizje për të.

Megjithatë, aventura e tij në ‘Old Trafford’ ka qenë e tmerrshme. Por, ka shpresë akoma për holandezin, përcjell lajmi.net.

‘The Telegraph’ bën të ditur se Van de Beek pritet të ketë një start të ri te United, pas emërimit të Ten Hag.

25 vjeçari është në huazim te skuadra e Everton që nga muaji janar.

Ten Hag pritet ta kthejë mesfushorin në ‘Old Trafford’ sapo të marrë timonin e skuadrës, për t’i dhënë një mundësi të re.