Elvana Gjata sivjet synon të merr vendin e parë në festivalin e këngës në RTSH me këngën “Me tana” dhe pak para se ajo të paraqitet është parë në prova me orkestrën e Televizionit Shqiptar
Elvana i është kthyer festivaleve pas një kohë pauze nga ata dhe do të merr pjesë në festivalin e këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).
Padyshim, ajo konsiderohet si njëra prej favoritëve për ta fituar këtë festival bashkë me Arilena Arën, Era Rusin por edhe Albëria Hadërgjonajn, etj.
E sot Elvana ka sjell pak nga provat e saj me orkestrën e RTSH-së dhe përgatitjeve për festival.
“Me tana, 19 dhjetor”, ka shkruar këngëtarja e njohur shqiptare.
Kujtojmë se fituesi i këtij festivali fiton të drejtën që ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Eurovision që këtë vit do të mbahet në Holandë. /GazetaExpress/