Tërmeti i 26 nëntorit nuk e ka kursyer godinën e kryeministrisë dhe veçanërisht sallën shumë të dashur të kryeministrit, atë që ai vetë e ka pagëzuar si ‘salla e hartave’.
Dukshëm tërmeti ka dëmtuar pjesë të ndryshme të mureve të cilat kanë qenë të veshura me pllaka të kuqe.
Fotot e mureve të plasaritura i ka publikuar zv.ministri Artan Shkreli, i cili njofton se zyra e hartave po i nënshtrohet rikonstruksionit tashmë.
“Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje” – thotë Shkreli