Elvana Gjata thyen heshtjen, pasi rrjeti zien nga “akuzat” që po i bëhen

Kohët e fundit rrjeti po zien për këmgëtaren e njohur Elvana Gjata qoftë për aludimet se ajo është në një lidhje të re, por edhe për aludimet se ajo është e përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

Mesa duket as ajo vetë nuk ka qëndruar më në heshtje ndaj këtyre zërave duke bërë një deklaratë jo shumë të qartë në X.

Nuk dihet nëse ajo i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj.

“Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”, ka shkruar ajo.

Elvana numëron mbi 200 mijë ndjekës në Twitter dhe rikthimi i saj përkon me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës dhe ambicien për të shkuar në skenën e madhe të Eurovision.

Kohët e fundit është përfolur se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie me një inxhinier shqiptar në Britani, por po ashtu thuhet se ajo është pjesë e një grupi që trafikonin vajza në Dubai.

Madje një ditë më parë, për këtë gjë u pyet edhe këngëtari Ermal Fejzullahu në emisionin “District”, në Kanal10.

“Nuk paskam dëgju e as nuk besoj ablsolutisht në këtë pjesë. As pak, kurrë në jetë, unë për vete nuk e besoj”, deklaroi ai.