Elvana Gjata publikon këngën e re “Pow” dhe nuk duhet ta humbisni

Elvana Gjata padyshim që është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë këngëtarja kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor të cilin e lansoi sot.

“Pow” mbanë titullin kënga e Elvanës e cila arriti mijëra shikime për pak orë nga lansimi.

Padyshim që edhe kjo si shumë këngë tjera të artistës do bëhet një hit i radhës.

Ndryshe kënga e fundit e Elvanës ishte bashkëpunimi me Mozzik me titull “S’ka”, ku për dy javë nga dita e lansimit arritën 7 milionë shikime në kanalin zyrtar të “Youtube”./Lajmi.net/