Mirela Koçollari, drejtoresha e përgjithshme e promocioneve në Bashkinë Tiranë, ka publikuar foton me dy artistët duke konfirmuar lajmin që dha para pak ditëve Erion Veliaj për koncertin me këta dy artistë.
Ministrja Manastirliu konfirmoi gjithashtu heqjen e orës policore për datën 31 dhjetor duke krijuar lirinë që koncerti të mbahet.
Dyshja janë shumë të suksesshëm dhe shumë të dashur për publikun.
Nesër kur edhe zyrtarisht mbaron viti 2021, artistë shqiptarë po angazhohen në aktivitetet e tyre për festën e ndrrimit të fundvitit./Lajmi.net/