Elon Musk i etur për ndërtimin e një qyteti në Mars

Në një ese të publikuar nga mediat kineze, njeriu më i pasur në botë – Elon Musk ka shprehur dëshirën e tij të madhe për ndërtimin e një qyteti në Mars – dhe kështu mendimin e tij e ndau me opinionin, duke folur për rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës për prodhimin e veturave elektrike.

“Shpresa ime më e madhe është që njerëzit në Mars të ndërtojnë një qytet”, ka shkruar miliarderi amerikan.

Eseja e tij është publikuar në revistën kineze China Cyberspace, shkruan Business Insider, ndërsa është përkthyer në gjuhën kineze.

Musk prej kohësh është deklaruar pro kolonizimit të Marsit nga njerëzit – duke zhvilluar kështu fluturaken gjigante hapësinore Starship në SpaceX, me qëllimin e vetëm – dërgimin e njerëzve për ndërtimin e qytetit të ëndrrave në Mars.

Kompania e Musk shpreson që testet fluturuese të anijes kozmike Starship do të kryhen në shtator të këtij viti – pas një procesi të gjatë lidhur me marrjen e vendimit për këtë.