Elmi Aziri: Të hënë e dorëzojmë propozim ligjin për shtetësi tek LSDM-ja (Video)

Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Elmi Aziri, ka deklaruar se të hënën do tu dorëzohet grupit parlamentar të LSDM-së, propozim ligji për shtetësinë dhe presin që shumë shpejtë i njejti të procedohet në Kuvend.

“Tash pjesa jonë është kryer ta shohim. Besoj që brenda javës në varësi prej dinamikës të zhvillimit të procesit mes grupeve parlamentare dhe takimi besoj se është i pashmangshëm”, tha Elmi Aziri, në pyetjen se kur mund të pritet takim mes liderëve të partive me kryeministirn Zoran Zaev.