Elkann flet për Allegrin, të ardhmen e Juventusit dhe investitorët e huaj

John Elkann ka shpjeguar se ishte rëndësishme të zgjidhen problemet e brendshme që e panë klubin t’i hiqeshin pikë. Ai mbështeti Max Allegrin dhe siguroi se familja Agnelli ‘nuk është e interesuar’ për të shitur klubin.

Bianconerët kishin rënë në pozitën e shtatë dhe më pas ishin përjashtuar nga garat e UEFA-së për një vit, për shkak të parregullsive financiare.

Pas tërheqjes së Agnellit personat që erdhën pas tij e braktisën projektin e Superligës Evropiane duke mos dhënë më shumë detaje.

“Jam i kënaqur teksa shoh Juventusin kaq lart në tabelë, e konfirmon se sa e rëndësishme ishte që të zgjidhnim problemet e brendshme”, ka thënë Elkann në ‘Ditën e Investitorëve’.

Johnn Elkann

“Kur ka probleme të brendshme, me shumë mundësi ato probleme do të shfaqen në fushë”.

Juventusi janë në pozitën e dytë në Serie A pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Interit në derbin e Italisë.

“Një pikë ndaj Interit është rezultat i mirë. Ka një rrugë të gjatë këtë sezon dhe disa skuadra të forta”, u shpreh Elkann.

Elkann gjithashtu e ka mbështetur Allegrin në mesin e raportimeve se ai mund të largohet nga Italia pas përfundimit të këtij sezoni.

“Trajneri ka fituar shumë trofe dhe ne shpresojmë që ai do të fitojë edhe më shumë. Kjo është ajo që shpreson ai gjithashtu. Është një ligë interesante dhe Kupa e Italisë është një garë e gjatë gjithashtu”, vazhdoi ai.

Ka pasur disa raportime se parregullsitë financiare e kanë detyruar kompaninë Exor të kërkonte investitorë të rinj.

“Ne nuk jemi kontaktuar nga ndonjë investitor i ri, as nuk i kemi kontaktuar ata. Ne nuk jemi të interesuar në ëtë drejtim. Shefat aktualë kanë zgjidhur gjithçka në nivel sportiv, tani ne mund të koncentrohemi në të ardhmen”, përfundoi Elkann.