Eliminon koronavirusin 99.84%, zbulohet dysheku çudibërës i Messit

Sipas gazetës “AS”, Leo Messi flen në një dyshek anti-koronavirus, të prodhuar posaçërisht për të neutralizuar viruset.

Ylli i Barcelonës është duke e përdorur një produkt të tillë, të një kompanie spanjolle, i cili është në gjendje ta eliminojë koronavirusin me 99.84%.

Sistemi përdor nanopartikuj të aplikuar në inde, duke eliminuar kështu virusin dhe duke siguruar pushimin më të mirë për argjentinasin .

Përkundër asaj që u botua në mediat e tjera, dysheku nuk u ble nga Messi, por ishte dhuratë nga kompania prodhuese.

Sipas sistemit inovativ të përdorur nga ky dyshek, nëse një person i infektuar fle mbi të, nanopartikulat do të eliminojnë virusin në vetëm katër orë, gjë që do të parandalonte që një person tjetër të infektohet në rastin e përdorimit të të njëjtit produkt.

Përveç këtij avantazhi të madh në këto periudha të vështira të pandemisë, dysheku ofron avantazhe të tjera për përdoruesin e tij, siç është një sistem dridhjeje dhe masazhi nxehtësie në këmbë, që ndihmon gjumin. Ai përdoret edhe nga lojtarët e tjerë.

Messi nuk është futbollisti i vetëm që fle në këtë lloj dysheku antikoravirus.

Fjala vjen, Saúl Ñíguez kanë zgjedhur gjithashtu këtë model, duke mbrojtur shëndetin e tij dhe të mjedisit përreth, raporton telesport.

Përfitimet që jep janë menjëherë të dukshme, të konfirmuara nga lojtari “rojiblanco”:

“Kur e provova dyshekun, me të vërtetë vura re që më ndihmoi të pushoja. Pas secilës ndeshje do të bija në gjumë në orën pesë ose gjashtë të mëngjesit. Duke përdorur këtë dyshek, më zë gjumi për gjysmë ore”.