Eliminimi në grupe, dy herë kampionët e botës mendojnë shkarkimin e trajnerit

Aventura e Diego Alonso-s mund të përfundojë shumë shpejt te Uruguai.

47-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në dhjetor 2021 dhe numëron 11 ndeshje, 7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Eliminimi në fazën e grupeve nuk ka lënë shije të mirë dhe Federata Uruguiane e Futbollit po mendon shkarkimin e trajnerit.

Në orët e fundit po qarkullon lajmi se, Marcelo Bielsa është “një hap” larg zyrtarizimit te dy herë kampionët e botës.

Argjentinasi është i papunë nga shkurti i këtij viti, kohë kur mbylli bashkëpunimin me Leeds United në Premier League.