Elgit Doda tregon dy shokët e tij të ngushtë, dhe ata nuk janë Donaldi e Romeo

Elgit Doda ka krijuar raporte të mira me vëllezërit Veshaj.

Edhe pse bashkë gjithë kohës, duket se ata nuk janë shokët e ngushtë të këngëtarit, shkruan lajmi.net.

Elgiti së fundi ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka folur për shokët e tij.

I pyetur se kush janë shokët e tij të ngushtë, Elgiti ka habitur me përgjigjen.

“Më shumë shok të ngushtë?Albanin dhe Noizyn”, përgjigjet ai.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e fansave  me faktin se Elgiti nuk përmendi Romeon dhe Donaldin me të cilët rri shumë kohë, kanë këngë së bashku dhe u fut në “Big Brother” për të takuar Donaldin./Lajmi.net/