Elgit Doda publikon këngën e re “Mërzia” në bashkëpunim me Elain

Elgit Doda dhe Elai kanë sjell këngën e tyre të re të titulluar “Mërzia”.

Ky bashkëpunim i tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale, e që tashmë ndodhet i plotë në platformën YouTube.

Kjo njëherësh është kënga e parë e producentit të njohur shqiptar nga albumi i tij i ri.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata vijnë me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme.

Reagimet e para të fansave e publikut ishin mjaft pozitive, duke e pëlqyer këtë miksim.

Foto: Screenshot/YouTube

Elgiti shquhet për projektet që sjell, të cilat janë bërë hite të padiskutueshme thuajse gjithnjë.

Elai nga ana tjetër si artist i ri premton shumë dhe deri më tani ka lansuar plot hite.