Ekzodi i shqiptarisë në Maqedoni!

Shkruan: Mersel Bilalli

Në garën e lavdatave se kush është ai që që mbanë timonin e kush shërben si reklamë në qeverinë që po shkonë, pa dilemë se Jovan Despotovski, drejtori i TIRZ (Zonave të lira për zhvillim teknologjik e industrial), është një përjashtim grandioz. Ai flet pak e punon shumë për popullin e vet. Të gjitha investimet nga jasht edhe tani ai i dërgon në pjesën lindore të shtetit, kurse në pjesët shqiptare ato zona tanimë janë shndërrua në pushimore për qentë endacak dhe kullota për gomarë pa pronar, sepse askush atje nuk sjell investitor.

Kohë më parë, Jovan Despotovski u lëvdua edhepë një investim të ri maramendës nga Tajvani në vlerë prej 250 milion evra duke hapur edhe 4.000 vende të reja pune.

Ai theksoi se qëllimi fillestar i tij që i kishte vënë vetes kishte qenë realizimi i një miliard euro investime të reja në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale deri në fund të mandatit në vitin 2024. Por, ja që parashikimet e veta i kishte realizuar që në vitin 2023. Në Taipei është nënshkrua marrëveshja për investim të grupit tajvanez “Yageo” në Maqedoninë e Veriut me një shumë totale prej 250 milionë euro.

Vitin 2022, Despotovski, me meritë u lëvdua për ardhjen e mbi 430 milionë euro investime të reja dhe me mbi 3,500 vende të reja pune për një vit dhe se me këto shifra përmbyll vitin më të mirë deri tani që nga ekzistenca e zonave zhvillimore teknologjiko-industriale. Ai në tetorin e vitit të kaluar pat theksuar se tashmë e kishte tejkaluar kufirin më të lartë të eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati akoma më i lartë se ai i vitit 2021.

Në zonat e lira të Maqeonisë lindore, që nga themelimi i tyre janë hapur rreth 33,000 vende të reja pune, duke siguruar jetesë direkte dhe indirekte për afro 130,000 banorë të asaj ane, në kohën kur në pjesën veriperëndimore të shtetit shumçka shumëzohet me një zero rezultat e koshiencë. Despotoski me arsye krenar, do theksoj – “Kjo është diçka që duhet të na gëzojë të gjithëve. Politika ime është ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë, e ato janë rezultatet konkrete dhe të dukshme. Politikat e lëkundura, premtimet, strategjitë dhe të ngjashme nuk paguajnë faturat në shtëpi, nuk mbulojnë kostot e arsimit dhe kujdesit shëndetësor të denjë dhe as nuk vendosin ushqim në tryezë”. Tjetër punë, ajo që ai si duket kujdeset vetëm për disa tryeza, e tjerët nuk i shef!

Problemet energjetike padyshim se ende janë sfida më e madhe me të cilën përballen kompanitë, jo vetëm këtu, por edhe globalisht. Megjithatë, analizat tregojnë se kompanitë në zonat lindore të shtetit thithin mirë ndikimin e zhvillimeve globale. Kështu, për shembull, 70 për qind e tyre kanë shënuar rritje të eksporteve dhe importeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, si dhe rritje të numrit të vendeve të punës. Tani me të madhe punohet në masat që u mundësojnë kompanive të ngrenë termocentralet e tyre fotovoltaike dhe të bëjnë prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e tyre.

Në zonat lindore të shtetit, vetëm për dy vite janë realizuar afro 6,000 punësime të reja. Kështu kompania e njohur farmaceutike gjermane “Gersheimer” ka investuar rreth 126 milionë euro, duke hapur vende pune për 400 persona, kurse tani parashifet faza e dytë për zgjërim të kapaciteteve të kësaj kompanie.

Sipas të dhënave nga drejtoria e TIRZ, vëllimi i përgjithshëm i eksporteve në gjashtëmujorin e pare të vitit që shkoi arriti në 1 miliard e 717 milionë euro, që është një rritje prej 11.5% krahasuar me vitin 2021, mbi 87% krahasuar me vitin 2020 dhe 49% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Një aktivitet ekonomik rekord ka edhe në importet në zonat në fjalë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, niveli total i importeve kishte arrit në rreth 1 miliard e 601 milionë euro, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 është për 4.3% më shumë, ndërsa krahasuar me vitin 2020 ka një rritje me mbi 97%, dhe krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2018 ka një rritje të importeve prej 23.6%.

Gjithashtu, këtu janë në proces edhe zhvillimet e metodologjive krejtësisht të reja për dhënien e ndihmës shtetërore, ku në plan të parë janë jo vetëm interesi i investitorëve. Pra, ndihma shtetërore që janë para të të gjithëve në shtet, iu është dhënë pakthin kompanive që kanë investua në lindje të shtetit. Për vitin 2023 u ndërtua një koncept krejtësisht i ri i funksionimit të Drejtorisë për TIRZ duke integruar edhe Agjencinë për Investime të Huaja në brendi të TIRZ.

Në zinxhirin e investimeve të huaja, në pjesën lindore të shtetit merr pjesë edhe magnati i njohur ekonomik “Johnson Matthey”, një kompani britanike me renome botërore për prodhimin e konvertuesve katalitikë për industrinë e automobilave dhe sistemeve të kontrollit të konverterëve katalitikë. Kjo kompani, e cila operon në më shumë se 30 vende të botës me më shumë se 15,000 punëtorë, në Maqedoni ka hyrë si investitor që në vitin 2010.

KROMBERG & SCHUBERT është një grup global industrial, kryesisht aktiv në industrinë e automobilave, i përbërë nga katër njësi biznesi në prodhimin e kabllove, rrjeteve, teknologjisë plastike dhe mekatronikës. Produktet e saj shkojnë te prodhuesit më të mëdhenj evropianë të makinave (VW, BMW, AUDI, Mercedes, Shkoda…). Në Maqedoni, kjo kompani ka të ndërtuar fabrikën në Manastir ku janë të punësuar mbi 5,000 punëtorë. Këtu janë edhe shumë kompani të tjera si – “KEMET Electronics”, kompanitë farmaceutike “Prodis” dhe “Protek Group”, “DURA Automotive” (një furnizues global i komponentëve origjinalë për prodhuesit më të njohur të makinave në mbarë botën), investimi në zonën ekonomike Zhabeni të Manastirit, nga kompania “Brainchild Production” ku do të happen 500 vende të reja të punës, pastaj kompania gjermane “Iprotex” etj.

Një fabrikë e re tani hapet në Zonën Zhvillimore Teknologjiko-Industriale në Shtip. Ky investim është i kompanisë “MAGNAMECHATRONICS”, e cila projekton, zhvillon dhe prodhon sisteme, module dhe komponenta automobilistike. Ky është investim prej rreth 40 milionë euro dhe sipas planit të biznesit janë planifikuar të paktën 600 vende të reja pune.

Në Kavadar, janë të punësuar rreth 6,000 veta në kompanitë e huaja, ku vend të veçantë zënë kompanitë “DRAXMAIER” dhe “COFICAB”. Atje tanimë ka mungesë të fuqisë punëtore. Investime të reja të huaja ka edhe në Koçan, ku janë në proces kompanitë “ANTURA” dhe “ANFENOL” me afro 3.000 punësime”!